Rita Ora krahas Jennifer Lopez në VEVO

Rita Ora po krahasohet me Rihannën, por një tjetër artiste të kategorisë së rëndë të cilën po tenton ta arrijë shqiptarja është Jennifer Lopez, të cilat janë përfshirë në top këngët më të ‘nxehta’ të javës nga VEVO.


Në videon që shihni më poshtë, Rita Ora përshkruhet si super talente e re nga Britania dhe në krahasim me këngët tjera, ne besojmë se hiti i Ritës “R.I.P” është madje më i mirë se “Dance Again” i Jennifer Lopez.Por, kështu nuk flasin klikimet. Rita ka mbi 1 milion klikime për tri ditë, teksa Jennifer Lopez mbi 2 milionë për 24 orë. Sidoqoftë, ju mbetet juve ta vlerësoni nga video më poshtë se nëse Rita mund të krahasohet me Jennifer Lopez, Jessie J apo edhe Demi Lovato. /Telegrafi/